Haradinaj: Të premten thashë shyqyr që nuk është gjallë Hilmiu me i kalu këto vuajtje


Gazeta Express
22 Korrik 2019 20:44

Sonte, në emisionin “Pressing” të Televizionit T7, ka folur Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë i Kosovës. Në intervistën e parë pas dorëheqjes, Haradinaj dhënë detaje  rreth ftesës së Gjykatës Speciale dhe dorëheqjes së tij. 

Kryeministri në këtë intervistë për emisionin “Pressing” të Televizionit T7 ka folur edhe mënyrën se si familja e tij e ka pritur lajmin e dorëheqjes si dhe reagimet që erdhën më vonë, që e quajtën dorëheqjen si “trik politik”.

“Ideja që me quajt dorëheqjen trik politik është hera e parë që jam gëzu që nuk e kam pas babën gjallë”, ka thënë Haradinaj.

“Për mos me e traumatizu. Nëna më është traumatizu. Familja i përjetojnë rëndë dhe këto janë gjëra të ulëta, kjo është pika ku kanë rënë këta njerëz”

Haradinaj tutja ka thënë se në interes të tij është vetëm që të jetë para armiqve të Kosovës dhe jo kundër interesit të Kosovës.

“Unë i dua të majtit në Shqipëri dhe nuk kam asgjë kundër tyre. Kam marrëdhënie me PD’në e Shqipërisë dhe si të djathtë aspirojmë EPP’në”, ka deklaruar Haradinaj./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart