Haradinaj takon Limajn, a u arrit marrëveshja për koalicionin parazgjedhor


Gazeta Express
20 Gusht 2019 13:46

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka takuar në Qeveri liderin e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar këshilltarja e Ramush Haradinajt, Donjeta Gashi, shkruan Gazeta Express.

“Po Kryeministri në dorëheqje Haradinaj ka zhvilluar një takim me zotin Limaj me të cilin ka biseduar për të gjitha zhvillimet e fundit në vend”, ka deklaruar Gashi.

Haradinaj ka thënë që në takim kanë biseduar për mocionin e së enjtes por jo edhe për koalicion.

“Po disponim ka për koalicion por që nuk kemi diskutu për këtë pjesë, kemi folur për mocionin e së enjtes”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj dhe Limaj ishin partnerë në Qeverinë PAN dhe nuk dihet nëse të dy kanë vendosur që përsëri të jenë bashkë në zgjedhjet e reja.

Kujtojmë që Ramush Haradinaj ka bërë lëvizjen e parë në koalicione duke nënshkruar një të tillë me PSD-në e Shpend Ahmetit.

PSD-ja në listën zgjedhore do të ketë 25 kandidatë për deputetë.

Te fundit


Kthehu lart