Haradinaj takon ish-sekretaren Albright


Gazeta Express
12 Qershor 2019 11:29

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ish-sekretaren e shtetit amerikan Medeleine Albright.

Haradinaj ka shkruar se Kosova kujton me pietet dhe ndjenjë të respektit, angazhimin e sekretares së Shtetit, Medeleine Albright, për t’i dhënë zë dhe rrugë, përpjekjeve tona për konsolidimin e shtetit të Kosovës.

“Jemi të nderuar që sot po e shënoni bashkë me ne 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Që sot bashkë me ne, po nderoni sakrificën ndër breza të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Po nderojmë e kujtojmë dëshmorët e martirët e kësaj toke, sakrificën e secilit prej nesh”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj është shprehur falënderues ndaj sekretares Albright, duke thënë se në familjet e shqiptarëve, në zemrat tona dhe në kujtesën historike të vendit, ju keni mbetur përgjithmonë. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart