Haradinaj takon diplomatin gjerman, flasin për vizat dhe dialogun


Gazeta Express
12 Qershor 2019 10:28

Kryeministri i Kosovës ka pritur sot në takim pune drejtorin për Ballkan në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Christian Helbach.

Haradinaj përmes faqes së tij në Facebook ka shkruar se në këtë takim kanë biseduar për shumë procese të tjera të rëndësishme për vendin.

Ata kanë diskutuar për takimin me kancelaren Merkel, kërkesën e Kosovës për mbështetjen e Gjermanisë në liberalizimin e vizave, procesin e dialogimit me Serbinë, nevojën për kornizim të dialogut dhe fuqizimin e partneritetit politik me Gjermaninë. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart