Haradinaj takohet me Kosnett, flasin për zgjedhjet


Gazeta Express
18 Shtator 2019 17:48

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot gjatë ditës me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett me të cilin kanë diskutuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme të gjashtë tetorit, raporton Gazeta Express.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook Haradinaj, derisa, ka shkruar se ky ishte një takim i rregullt dhe përmbajtësor ku u fol për zgjedhjet, process në të cilin Kosova ka treguar një nivel të lartë të demokracisë.

Falënderova Ambasadorin Kosnett për qëndrimin e tij konsistent, që Kosova t’u prijë përpara proceseve që çojnë në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të vendit. Shpreha si gjithmonë, mirënjohjen e posaçme për rolin jetik që ShBA-të kanë pasur për Kosovën, si aleat i fuqishëm i yni!”, ka shkruar ai./GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart