Haradinaj-Stublla uron SHBA'në: Shtëpia e Bardhë dhe Washingtoni janë tempull i shenjtë i lirisë dhe pavarësisë sonë - Gazeta Express
string(114) "haradinaj-stublla-uron-shbane-shtepia-e-bardhe-dhe-washingtoni-jane-tempull-i-shenjte-i-lirise-dhe-pavaresise-sone"

Gazeta Express

04/07/2020 14:15

Haradinaj-Stublla uron SHBA’në: Shtëpia e Bardhë dhe Washingtoni janë tempull i shenjtë i lirisë dhe pavarësisë sonë

Gazeta Express

04/07/2020 14:15

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mishërim i lirisë, demokracisë dhe madhështisë globale,Kështu deklaroi të shtunën Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së shtetit më mik të Kosovës.

Kryediplomatja e Kosovës tha se festa e Pavarësisë së SHBA-ve, e 4 Korrikut, është festë edhe e popullit të Kosovës, dhe se flamuri amerikan do të valojë përherë mbi shtetin e Kosovës.

Lexo Edhe:

“Marrëdhëniet tona me Amerikën janë të pathyeshme, të pacenueshme, dhe të përhershme. Shtëpia e Bardhë dhe Washingtoni janë tempull i shenjtë i lirisë dhe pavarësisë sonë”, tha ministrja Haradinaj-Stublla, duke bekuar miqësinë dhe popujt e dy shteteve mike.