Haradinaj-Stublla shpalos 12 Premtimet për Politikën e Jashtme - Gazeta Express
string(62) "haradinaj-stublla-shpalos-12-premtimet-per-politiken-e-jashtme"

Haradinaj-Stublla shpalos 12 Premtimet për Politikën e Jashtme

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

11/02/2021 21:33

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla ka publikuar 12 shtyllat kryesore për politikën e jashtme.

Përmes një video mesazhi, Haradinaj-Stublla prezanton sot 12 premtimet e saj dhe të Aleancës, për politikën e jashtme të  Kosovës, duke shprehur se përmes tyre do të forcohet pozicioni i Kosovës brenda e jashtë vendit.

“Kosova në NATO, Diaspora në FSK, Forcimi i Aleancave, Bashkëpunim Strategjik me SHBA, Njohja Universale, Kosova në INTERPOL, UNESCO,  KËSHILLIN E EVROPËS!, Shërbimi i Jashtëm në Mbrojtje të Interesave Shtetërore, Aleancë e sinqertë mes Shtetit dhe Diasporës, Mbrojtja e Sovranitetit, Ballafaqim i Serbisë me të kaluarën gjenocidale, Kosova: “Silicon Valley” i Ballkanit dhe Vazhdimi i mbështetjes së Shqiptarëve në rajon janë 12 shtyllat e politikës së jashtme me të cilat do ta forcojmë pozicionin tonë brenda dhe jashtë vendit.”, shprehet ajo.