Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përmbyllur fushatën elektorale me një tubim të mbajtur në Prishtinë.
Në këtë tubim iu dha përkrahje e fortë kauzës për Ramush Haradinajn President, i cili mund t’i dalë përballë Serbisë e Vuçiqit dhe i cili garanton anëtarësimin e Kosovën në NATO e zhvillimin e gjithmbarshëm të Kosovës.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila mban numrin 12 në listën zgjedhore të AAK-së, tha se tani është koha për Ramushin President.
“Ramush Haradinaj – Presidenti i VI i Republikës së Kosovës! Forca e Kosovës”, është shprehur shefja e diplomacisë kosovare, e cila si gjithmonë ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët e Prishtinës