Haradinaj-Stublla nga Peja: Ju po e bëni Kosovën me President e Komandant Suprem - Gazeta Express
string(79) "haradinaj-stublla-nga-peja-ju-po-e-beni-kosoven-me-president-e-komandant-suprem"

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

10/02/2021 20:13

Haradinaj-Stublla nga Peja: Ju po e bëni Kosovën me President e Komandant Suprem

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

10/02/2021 20:13

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, mori pjesë në tubimin përmbyllës të Aleancës në Pejë, ku kishte një përkrahje masive për Ramushin President.

“Me mbështetjen tuaj sot, me përkrahjen masive për Ramushin President, ju po e plotësoni boshllëkun në krye të Ushtrisë sonë, duke ia dhënë asaj Komandantin Suprem më të përgatitur që ka pasur ndonjëherë”, u shpreh ajo, teksa ka ndarë momente të veçanta me qytetarët e Pejës, të cilët kanë ofruar mbështetjen e tyre për shefen e diplomacisë kosovare.