Mikpritje e përkrahje e fortë për Ministren Meliza Haradinaj-Stublla në familjen e nderuar të Sali Bislimi në Shtime, ku shefja e diplomacisë kosovare mori mbështetje për zgjedhjet e 14 shkurtit
“Falënderime të përzemërta e vëllazërore për z. Sali Bislimi, familjen dhe miqtë e tij për mikpritjen e përzemërt në odën e tyre mbrëmë, në Muzeqinë të Shtimes, aty ku shpirti dhe vlerat shqiptare ishin të gjalla dhe të forta”
. “Prej secilës familje të nderuar të Kosovës, zgjedhja e Aleancës është e vlerë e shtuar dhe qëndrueshmëri për vazhdimin e ndërtimit dhe ruajtjes së Kosovës”.