Haradinaj-Stublla: Mbështetja e Aleancës është mbështetje për kauzën e Kosovës - Gazeta Express
string(77) "haradinaj-stublla-mbeshtetja-e-aleances-eshte-mbeshtetje-per-kauzen-e-kosoves"

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

11/02/2021 19:29

Haradinaj-Stublla: Mbështetja e Aleancës është mbështetje për kauzën e Kosovës

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

11/02/2021 19:29

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ishte pjesë e tubimit përmbyllës të Aleancës në Drenas, nga ku u shpreh se mbështetja e Drenasit për Aleancën, është mbështetje për vetë të ardhmen e Kosovës, me Ramushin President.

“Përkrahja masive sot në Drenas dhe anekënd Kosovës për Aleancën nuk është thjesht mbështetje për një subjekt apo një kandidat të caktuar. Është mbështetje për një kauzë në epiqendër të së cilës është përballja finale me Serbinë për njohje, anëtarësimi në NATO dhe forcimi i gjithmbarshëm i Kosovës. Kjo kauzë ka emër. Është kauza për Ramushin President, burrështetasin e vetëm që mund ta bëjë realitet atë.”, u shpreh ajo .