Haradinaj-Stublla: Deçani Forca e Aleancës dhe Kosovës - Gazeta Express
string(53) "haradinaj-stublla-decani-forca-e-aleances-dhe-kosoves"

Haradinaj-Stublla: Deçani Forca e Aleancës dhe Kosovës

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 18:06

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, bashkë me Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kandidatët për deputetë, gjatë vizitës së sotme në Deçan, vizituan zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK.

“Respekt e mirënjohje e thellë për ushtarët e Ramush Haradinajt, bashkëluftëtarët e Heronjve Luan e Shkelzen Haradinaj”, deklaroi me këtë rast, Ministrja Haradinaj-Stublla.

Lexo Edhe:

“Deçani ishte në frontin e parë të luftës për çlirim, në rreshtin e parë përballë Serbisë, të prirë nga strategu e Komandanti Ramush Haradinaj”.

Ministrja Haradinaj-Stublla, bashkë me kolegët nga partia dhe kryetarin Haradinaj, vizituan edhe kompaninë e pastrimit “Higjena”, e cila mori lavdata nga të gjithë për punën shumë të mirë në pastërtinë e qytetit dhe pastrimin e rrugëve nga bora.

“Mahnitëse malet e bukura të Deçanit, të mbuluara nga bora. Hijeshinë pamjes fantastike dimërore ia shton përkushtimi i pashoq i punëtorëve të Kompanisë ‘Higjena’ që kujdesen për pastërtinë e qytetit e të cilët i falënderuam sot për punën dhe angazhimin e tyre”.

Gjatë qëndrimit në Deçan Haradinaj-Stublla kishte një bashkëbisedim shumë të frytshëm me gratë e kësaj ane.

Ajo tha se rrugëtimi i Kosovës nuk mund të paramendohet pa kontributin dhe rolin e grave tona.

 “Në Deçan, ku ndihem gjithmonë si në shtëpi duke qenë se jam edhe bijë edhe mbesë e Rrafshit të Dukagjinit, kalova çaste shumë të mira në një takim me gratë e kësaj ane”.

 Haradinaj-Stublla realizoi një bashkëbisedim shumë të mirë edhe me strukturat e degës së AAK-së dhe rininë e kësaj partie në Deçan.

“Entuziazëm e mobilizim i jashtëzakonshëm i strukturave të AAK-së në Deçan për zgjedhjet e 14 shkurtit. Deçani forca e Aleancës dhe e Kosovës”.