Haradinaj s'i tërheq deklaratat për Ramën: Nuk i kam thënë të gjitha për të, e kurseva kombin - Gazeta Express
string(90) "haradinaj-si-terheq-deklaratat-per-ramen-nuk-i-kam-thene-te-gjitha-per-te-e-kurseva-kombin"

Haradinaj s’i tërheq deklaratat për Ramën: Nuk i kam thënë të gjitha për të, e kurseva kombin

Gazeta Express

17/01/2020 21:42

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth padisë që ka paraqitur ndaj tij homologu i tij shqiptar, Edi Rama, për gjoja shpifje.

“Kjo është më larg nga sa kam parë se gjërat mund të shkojnë, kjo i ka tejkaluar parashikimet e mia”, ka deklaruar Haradinaj.

Lexo Edhe:

Haradinaj ka thënë se Rama ka mbajtur qëndrim pro ndarjes së Kosovës.

“Nuk kursehem ndaj zotit Rama, por kursehem ndaj bashkëkombasve”, është shprehur ai gjatë një interviste për Syri.net.

“Angazhimi i Ramës për ndarjen e Kosovës është tepër i pakuptimtë dhe i padrejtë. Ka mbajtur qëndrim pro kësaj teme në vazhdimësi derisa ministri i tij i jashtëm u dorëzua nga kjo temë dhe iku”, ka thënë Haradinaj.

“Është një veprim shumë i dëmshëm për Kosovën. Nga zori jam detyruar t’i dal kundër. Jam i habitur me qasjen e tij, me mobilizimin e resurseve rreth tij, nga mediat deri te lobime jashtë vendit”, ka shtuar shefi në detyrë i ekzekutivit të Kosovës.

“Me këtë ndarje ne humbasim Trepçën me vlerë 10 miliardë euro. Epiqendra e ndarjes së Kosovës është Trepça. Ne mbeteshim pa Trepçën, vetëm përfitimi është 10 miliardë euro, pa llogaritur punësimin e përfitime të tjera”, ka deklaruar Haradinaj.

“Pasi e njoh kush është dhe kam lexuar për të nuk mërzitem”, ka thënë Haradinaj për padinë e Ramës.

“E di kush e ka shtyrë për të bërë padinë, i qëndroj atyre që kam thënë”, është shprehur ai.

“E kam kursyer kombin, jo individin, ka edhe më shumë”, paralajmëroi kryeministri në detyrë i Kosovës.