Haradinaj shkon për ngushëllime te familja e Qerim Kelmendit - Gazeta Express
string(60) "haradinaj-shkon-per-ngushellime-te-familja-e-qerim-kelmendit"

Gazeta Express

28/02/2020 10:47

Haradinaj shkon për ngushëllime te familja e Qerim Kelmendit

Gazeta Express

28/02/2020 10:47

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka shkuar për ngushëllime në familjen e bashkëluftëtarit Qerim Kelmendi, i cili dje u gjet i vdekur dhe i djegur në veturën e tij, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se në vizitën ngushëlluese te familja e tij në Llabjan të Pejës, mbizotëronte krenaria.

Lexo Edhe:

“Sot shpreha respektin tim për jetën dhe veprën e bashkëluftetarit Qerim Kelmendi. Në vizitë ngushëllimi te familja e tij në Llabjan të Pejës, krenaria mbizotëronte dhembjen e madhe”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe,t i ish-pjesëtarit të UÇK’së, Qerim Kelmendit, është gjetur pa shenja jete dhe i djegur në veturën e tij në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Për vrasjen e tij, familjarët po e drejtojnë gishtin nga shërbimet sekrete serbe./Gazeta Express