Haradinaj shfaq mosbesim ndaj Lajçakut, thotë se ai dhe AAK-ja janë me emisarët amerikanë - Gazeta Express
string(83) "haradinaj-shfaq-mosbesim-ndaj-lajcak-thote-se-ai-dhe-aak-jane-me-emisaret-amerikane"

Gazeta Express

07/04/2020 11:42

Haradinaj shfaq mosbesim ndaj Lajçakut, thotë se ai dhe AAK-ja janë me emisarët amerikanë

Gazeta Express

07/04/2020 11:42

Ish-kryeministri dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë kundër emërimit të Miroslav Lajçakut si përfaqësues special i Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se ai dhe familja e tij, si dhe AAK-ja janë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo Edhe:

“Jemi me të ngarkuarit e Amerikës për Ballkanin dhe Kosovën; I besojmë me jetë institucioneve të sigurisë nacionale të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj.

Kundër emërimit të Lajcakut si emisar të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi ka dalë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi. /GazetaExpress/