Haradinaj: Rusia do ta shtrijë agjendën e saj në Ballkan, nëse s’ka marrëveshje me Serbinë


Gazeta Express
12 Qershor 2019 17:55

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në  Konferencën Ndërkombëtare të  Sigurisë “20 vjet liri. Gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve Haradinaj ka shprehur falënderimin e tij për kohën sa NATO ka vepruar në Kosovë.

“Kosova e kërkon NATON që përjetësisht të jetë në Kosovë. ne duam që të jemi NATO përjetësisht. Tani e mendojmë si një lidhje të përjetshme. Konfliktet e pambyllura e rrezikojnë sigurinë. Mos arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë e rrezikon vendin tonë”, ka deklaruar Haradinaj.

Tutje ai ka thënë se çështjet e pa përfunduara në mes të Kosovës dhe Serbisë lenë hapësirë që Rusia ta shtrijë agjendën e saj në Ballkanin Perëndimor.

“Temat e pa përfunduara rrezikojnë që rusia ta shtrijë agjendën e saj në ballkan”.

Kryeministri i Kosovës u shpres se qëllimi i vendit është që të arrihet një marrëveshje paqësore me Serbinë.

“Qëllimi ynë është që Kosova ta arrijë një marrëveshje me Serbinë”, ka thënë në fund kryeministri Haradinaj.

Te fundit


Kthehu lart