Haradinaj: Qeverisim me LDK'në për aq kohë sa ajo ka vullnet ta mbajë përgjegjësinë - Gazeta Express
string(81) "haradinaj-qeverisim-me-ldkne-per-aq-kohe-sa-ajo-ka-vullnet-ta-mbaje-pergjegjesine"

Gazeta Express

26/05/2020 23:47

Haradinaj: Qeverisim me LDK’në për aq kohë sa ajo ka vullnet ta mbajë përgjegjësinë

Gazeta Express

26/05/2020 23:47

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për koalicionin e ri mes partisë së tij dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, që synon ta qeverisë vendin.

“Aleanca i bashkohet një qeverie të mandatarit nga LDK’ja, në këtë rast Avdullah Hotit”, ka thënë Haradinaj në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.

Lexo Edhe:

Sipas Haradinajt, AAK’ja do të qëndronte në qeveri “për aq kohë sa LDK’ja ka vullnet ta mbajë përgjegjësinë”.

“Do të jemi serioz në punë. Vendi ka nevojë për kujdes të menjëhershëm në ekonomi”, është shprehur ai.

Haradinaj ka vlerësuar se ekonomia nuk është në gjendje të rëndë vetëm për shkak të pandemisë.

“Nuk ia ka shkaktuar këtë pasojë vetëm pandemia, por edhe menaxhimi, qasja e gabuar e kësaj qeverie”, ka thënë ai. /Express/