Haradinaj pret në takim ambasadorin britanik, flasin për zhvillimet politike - Gazeta Express
string(75) "haradinaj-pret-ne-takim-ambasadorin-britanik-flasin-per-zhvillimet-politike"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 12:20

Haradinaj pret në takim ambasadorin britanik, flasin për zhvillimet politike

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 12:20

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka pritur në takim ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike.

“Patëm kënaqësinë të presim në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves. Gjatë takimit, diskutuam mbi zhvillimet aktuale politike dhe e informova për angazhimin e Aleancës në këtë periudhë vendimtare për vendin tonë.”

Haradinaj ka thënë se ka shprehur shqetësimin për nevojën urgjente për tejkalimin e bllokadës.

“Shpreha shqetësimin për nevojën urgjente të tejkalimit të bllokadës institucionale, e cila duhet të zhbllokohet pas datës 8 gusht, kur presim qartësi nga Gjykata Kushtetuese. Funksionimi i institucioneve është thelbësor për stabilitetin demokratik dhe orientimin euroatlantik të vendit.”

“Po ashtu, biseduam për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe vlerësova lart rolin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Theksova edhe njëherë përkushtimin tonë për integrimin euroatlantik dhe kërkova mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për anëtarësimin e Kosovës në NATO.”