Haradinaj: Po ta shkëpusja kontratën më herët me Z-Mobile, sot do të ishim në arbitrazh


Gazeta Express
19 Gusht 2019 22:34

Dy krerët e partive që formuan koalicionin e parë parazgjedhor, Shpend Ahmeti dhe Ramush Haradinaj,  janë të ftuar në emisionin Pressing të Televizionit T7 që të flasin rreth ngjarjeve të fundit. Kreu i AAK’së dhe njëkohësisht kryeministër në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka thënë se s’mund ta shkëpuste më herët kontratën me Z-Mobile.

Ai ka sqaruar arsyet pse nuk ka mundur ta shkëputë më herët kontratën me Z-Mobile.

“Po të ishim nxitu me procedura me Z-Mobile, sot do të ishim në arbitrazh me Z-Mobile”, ka thënë Haradinaj.

“Kontrata e Z-Mobile ka ekzistu para 10 vjetëve, ndërsa unë kam ardhë në qeveri para dy vjetëve”, është shprehur Haradinaj në Pressing.

Haradinaj ka treguar se VV’ja i bënte presion Haradinajt me e shkëputë këtë kontratë, por kjo do të ishte shkelje ligjore.

 “VV’ja më bëjke presion me e ndërpre kontratën, por kjo ishte shkelje ligjore”, shtoi Haradinaj.

Te fundit


Kthehu lart