Haradinaj pi çaj në Llap


Gazeta Express
16 Shtator 2019 14:26

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Podujevë, ka ndaluar në një çajtore në Llap.

Haradinaj shihet bashkë me Besnik Tahirin dhe Donika Kadaj-Bujupin nga AAK, teksa pijnë çaj bashkë me disa qytetarë atje.

Para këtij pushimi, Kryeministri në detyrë nderoi heronjtë e luftës Edmond Hoxhën, Hakif Zejnullahun, Zahir Pajazitin dhe Ilir Konushevcin, duke bërë homazhe pranë shtatores së katër dëshmorëve.

Te fundit


Kthehu lart