Haradinaj pas rezultatit të testeve PISA: Situata në arsim është e vështirë - Gazeta Express
string(74) "haradinaj-pas-rezultatit-te-testeve-pisa-situata-ne-arsim-eshte-e-veshtire"

Haradinaj pas rezultatit të testeve PISA: Situata në arsim është e vështirë

Gazeta Express

03/12/2019 13:13

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duke komentuar rezultatet e fundit të PISA-s, ka thënë se gjendja e arsimit në Kosovë është e vështirë

Në rezultatet e testit PISA, Kosova është renditur e treta nga fundi para Republikës Dominikane dhe Filipineve që është e fundit.

Lexo Edhe:

Haradinaj kërkoi kujdes në cilësinë e arsimit, pavarësisht siç tha është bërë përpjekje për të përmirësuar infrastrukturën dhe pagat e mësimdhënësve.

“Mendoj që personeli dhe gjithë të përfshirët duhet të jenë më të sinqertë me gjendjen në arsim. Nuk mundet të mohohet se kemi gjendje të vështirë. Është bërë përpjekje e vazhdueshme për t’u përmirësuar infrastruktura pagat me ecë përpara, por duhet bërë kujdes edhe në cilësi”, tha Haradinaj, raporton KP.

Edhe vitin e kaluar Kosova ishte renditur keq në testin PISA, ndërsa dështimin në këtë test e ka pranuar edhe ministri i Arsimit në detyrë Shyqiri Bytyqi.

Ai në një konferencë për media ka thënë se kanë pritur një rezultat më të mirë.