Haradinaj në Gjermani iu flet bashkatdhetarëve për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi - Gazeta Express
string(83) "haradinaj-ne-gjermani-iu-flet-bashkatdhetareve-per-marreveshjen-finale-kosove-serbi"

Haradinaj në Gjermani iu flet bashkatdhetarëve për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

Lajme

Gazeta Express

04/12/2022 19:27

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj po qëndron në Gjermani ku është takuar me bashkatdhetarët.

Haradinaj ka shprehur krenari kur takon arkitektë, artistë, inxhinierë, mjekë, ndërmarrës – ai ka thënë se  “jo vetëm na bëjnë krenarë për suksesin e tyre individual, por i japin paraqitjen e merituar Kosovës. Falë tyre, bota e njeh realitetin që edhe ne ndajmë aspiratat dhe vlerat njëjta europiane”.

Lexo Edhe:

“Së bashku me deputetët Time Kadrijaj dhe Bekë Berisha, sot në tubimin e organizuar nga bashkatdhetarët në Bad Salzuflen, shpreha falënderimin për shtetin gjerman, që po vazhdon me qëndrim konsistent, në favor të integritetit territorial dhe shtetësisë së Kosovës”, ka deklaurar Haradinaj.

Gjatë takimit Haradinaj ka folur edhe për situatën aktuale në Kosovë si dhe për mundësinë e arritjes së marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë.

“I informova për situatën politike dhe atë të sigurisë në Kosovë, krizën ekonomike dhe energjetike në vend, e po ashtu kam sqaruar procesin e arritjes së marrëveshjes finale obligativo-ligjore për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Bashkatdhetarët u interesuan edhe për rolin e Aleancës në opozitë dhe po ashtu mora lajme të mrekullueshme për aktivizimin si asnjëherë më parë të mërgatës për Aleancën dhe vizionin e saj”.

“Falënderova kryetarin e AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj, si dhe i urova suksese kryetarit të sapozgjedhur për Bad Salzuflen, Republika North Rhine-Ëestphalia, Shkelzen Fetahaj”.

“Mërgata jonë ndër vite ka qenë shtyllë e konsolidimit të shtetësisë së Kosovës, përkrahje e parezervë e ekonomisë, e tani model i suksesit dhe të arriturave. Duke qenë gjithmonë mirënjohës për dedikimin e tyre të pakusht ndaj Atdheut, i sigurova se Aleanca i ka dyert e hapura për secilin prej tyre”, ka shkruar ai në Faceboook. /Express