Haradinaj në Frontal flet për raportet e kohëve të fundit me Thaçin, Limajn e Veselin dhe bisedën me komikët rusë


Gazeta Express
12 Korrik 2019 16:11

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë ekskluzive dhënë për emisionin Frontal në T7, ka folur për marrëdhëniet e tij të acaruara me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, derisa për herë të parë ka pranuar publikisht se ka kohë që nuk ka kontakte me të njëjtin.

Po ashtu, në këtë intervistë, Haradinaj flet edhe pas debateve në mes të deputetëve të Nismës dhe AAK-së, se çfarë raporte ka momentalisht me kreun e Nismës Socialdemokrate, e partnerin e tij të koalicionit, Fatmir Limajn.

Përmes kësaj interviste, Haradinaj dërgon edhe një porosi për kreun e PDK-së, Kadri Veseli e për shkarkimin e ministrave.

I pari i ekzekutivit teksa ka komentuar mocionin e votbesimit që po paralajmëron opozita, thotë se është i lumtur nëse do të rrëzohej nga pozita prej votës në Kuvend.

Haradinaj në emisionin Frontal jep informacione edhe për sondazhin e fundit dhe tregon se sa përqind është rritur Aleanca dhe çfarë mbështetje ka ai si lider.

Në këtë intervistë, sigurisht se do të mund të dëgjoni edhe për komunikimin e Haradinaj me dy komikët rusë, që ai i quan agjendë të Rusisë.

Për këto dhe shumë të tjera, në emisionin Frontal që fillon në T7 prej orës 17:00.

Te fundit


Kthehu lart