Haradinaj ndreqet në Amerikë me Vlora Çitakun, e pati quajtur ambasadore të Hashim Thaçit


Gazeta Express
6 Prill 2019 20:30

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së djeshme ka arritur në Amerikë. Kurse, sot ka filluar që t’i realizojë disa takime. Një drekë pune, siç ka treguar ai në një status në Facebook e ka zhvilluar edhe me  ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. Haradinaj javë më parë e kishte kritikuar Çitakun, duke thënë se ajo është ambasadore të Hashim Thaçit.

“Drekë pune me ambasadoren Vlora Çitaku me bashkëpunëtorë, Edi Demaj dhe Marjan Camaj, ndërmarrës të suksesshëm në Detroit të ShBA-ve. Është mbresëlënës suksesi i tyre, nga refugjatë në 99-tën, në emra të suksesshëm në fushën e teknologjisë, internetit dhe IT-së”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se është zotuar që Qeveria e Kosovës do t’i mbështes të gjithë investitorët.

“Storien e suksesit në ShBA e kanë sjellë edhe në Kosovë, duke investuar kapitalin e tyre për të hapur vende të reja pune dhe rritur ekonominë e vendit.  I lumtur të kuptoj që planet për Kosovën veç janë rritur. Duke i ftuar të investojnë më shumë, u zotova se Qeveria do të jetë gjithmonë mbështetëse për investimet e tyre në Kosovë”.

 Ramush Haradinaj javë më parë e kishte kritikuar  Vlora Çitakun, duke thënë se ajo është ambasadore të Hashim Thaçit.

“Janë disa prej Kosovës që i thonë shtoja edhe qeta se e largon taksën. Ambasadorja e Kosovës në SHBA, nuk është e Kosovës është e Hashim Thaçit”, kishte thënë Haradinaj.

Te fundit


Kthehu lart