Haradinaj me familje bëhet gati për ndeshjen Kosovë-Angli


Gazeta Express
17 Nëntor 2019 15:42

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” bashkë me gruan e tij Anitën dhe fëmijët, për të parë nga afër ndeshjen Kosovë-Angli.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se bashkë me familjen është i gatshëm të shkojë në “Fadil Vokrri”.

“Kosova dhe Shqipëria presin në shtëpi miq të mëdhenj, Anglinë dhe kampionin aktual botëror Francën. Pavarësisht rezultatit, krenar që jemi pjesë e arenës ku shkëlqejnë yjet e futbollit botëror. Me Anitën dhe fëmijët, të gatshëm që t’u bashkohemi Dardanëve, për spektakël sonte. Forca”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Te fundit


Kthehu lart