Ramush Haradinaj iu gëzua lajmit nga Amerika, por para 3 vitesh e kishte pritur në zyrë Milan Radojqiqin - Gazeta Express
string(103) "ramush-haradinaj-iu-gezua-lajmit-nga-amerika-por-para-3-vitesh-e-kishte-pritur-ne-zyre-milan-radojqiqin"

Lajme

Gazeta Express

08/12/2021 21:00

Ramush Haradinaj iu gëzua lajmit nga Amerika, por para 3 vitesh e kishte pritur në zyrë Milan Radojqiqin

Lajme

Gazeta Express

08/12/2021 21:00

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si të shkëlqyeshëm vendimin e ShBA-së për vënie të sanksioneve kundër grupeve të organizuara kriminale në Kosovë. Mirëpo ai vetë sa ishte kryeministër i Kosovës e kishte pritur Radojqiqin në zyrën e tij para tri viteve, shkruan Gazeta Express.

“Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksionimin e krerëve të krimit të organizuar në Kosovë është lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Lexo Edhe:

Sipas tij, ShBA-ja dhe Kosova janë të përkushtuar për sundimin e ligjit dhe kjo është një përpjekje e përbashkët për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Vendimi do të ndihmojë misionin tonë të përbashkët për të goditur krimin transnacional në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”, ka shtuar Haradinaj.

Mirëpo Haradinaj e kishte pritur Radojqiqin në zyrën e tij tre vite më parë, në kohën kur ky i pari ishte kryeministër. Atëherë Radojqiq ishte në zyrën e Haradinajt së bashku me kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq.

Në komunikatën e lëshuar para tri viteve për këtë takim, ishte thënë se “është diskutuar në përgjithësi për situatën në Kosovë me një theks të veçantë për aspektet e sigurisë dhe zhvillimit ekonomik”.

Për takimin në fjalë Haradinaj kishte marrë kritika nga opozita e atëhershme. /Gazeta Express/