Haradinaj: Kriminelët e kanë vendin në burg


Gazeta Express
16 Maj 2019 21:27

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se miratimi i sotëm në Kuvendin e Kosovës i Rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë, është veprim i duhur.

Ai ka thënë se institucionet vendore duhet të angazhohen që të sjellin drejtësi për të gjitha krimet e kryera në Kosovë.

“Miratimi i sotëm në Kuvendin e Kosovës i Rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë, është veprim i duhur i të zgjedhurve tanë dhe institucionet tona duhet të angazhohen që të sjellin drejtësi për të gjitha krimet e kryera në Kosovë. Pa vendosjen e drejtësisë nuk mund të ketë pajtim dhe as paqe të qëndrueshme. Kriminelët e kanë vendin në burg”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart