Haradinaj: Këtë javë apo tjetrën Specialja do të fillojë arrestimet në Kosovë - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

17/10/2019 17:25

Haradinaj: Këtë javë apo tjetrën Specialja do të fillojë arrestimet në Kosovë

Ballina

Gazeta Express

17/10/2019 17:25

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, i ftuar në Frontal të T7, ka thënë se gjatë kësaj jave, apo javës që po vjen do të ndodhin arrestimet e para nga Gjykata Speciale.

Ai thotë se këto informacione i kanë nga disa avokatë me të cilët bashkëpunojnë e të cilët punojnë në Dhomat e Specializuara.

“Në bazë të disa avokatëve me të cilët kemi bashkëpunim, sepse ne kemi bashkëpunim me ta , priten arrestime këtë jave dhe javën tjetër. Por nëse jo gjatë këtyre javëve, gjatë muajit gjithsesi”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë derisa Haradinaj ka dhënë këtë deklaratë, Ish-komandanti i FSK’së, Kadri Kastrati, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale./GazetaExpress/