Haradinaj: Jam për shkarkimin e Thaçit, por edhe për rrëzimin e Kurtit - Gazeta Express
string(68) "haradinaj-jam-per-shkarkimin-e-thacit-por-edhe-per-rrezimin-e-kurtit"

Gazeta Express

26/02/2020 20:56

Haradinaj: Jam për shkarkimin e Thaçit, por edhe për rrëzimin e Kurtit

Gazeta Express

26/02/2020 20:56

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka komentuar publikimin e dokumentit Thaçi-Rasmussen të cilën e bëri publike kryeministri Albin Kurti.

“Unë jam për shkarkimin e Thaçit sot, por edhe dërgimin e Kurtit në zgjedhje”, ka thënë Haradinaj për Telegrafin.

Lexo Edhe:

Haradinaj shtoi se qasja e Kurtit është e dëmshme për vendin, duke e quajtur atë mashtrues.

 “Qasja e Kurtit është e dëmshme për vendin, është mashtrues dhe po shkon në drejtim të gabuar. Cilit Kurt mi besua atij që e shpallke tradhtar të kombit Shpend Ahmetin pse ia jepte dorën Hashim Thaçit, a Kurtit që i thotë Thaçit po i bashkojmë potencialet patriotike dhe intelektuale. Ndryshimet e qëndrimeve të tij 100% e bëjnë atë mashtrues”, tha Haradinaj.

Duke folur për shkarkimet nga Qeveria Kurti, Haradinaj tha se “ka plot që e meritojnë me u shkarkua, por ka edhe të atillë që janë profesionistë”.

Më tej Haradinaj shtoi se e ka mirëpritur zvogëlimin e Qeverisë.