Haradinaj, i trishtuar nga djegia e katedrales historike në Paris


Gazeta Express
15 Prill 2019 23:05

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është “i trishtuar” nga zjarri që përfshiu Katedralen e Notër Damit në Paris.

Haradinaj, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’, në internet, ka shkruar se kjo ngjarje i ka prekur miliona njerëz që bashkëjetuan ndër shekuj me këtë mrekulli të fesë, artit dhe kulturës.

“Bashkëndjej me kryeministrin francez, Edouard Philippe dhe popullin e vendit mik, për këtë humbje të madhe”, ka shkruar në Facebook, Ramush Haradinaj.

Te fundit


Kthehu lart