Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga presidentja Osmani për çështjen e ngërçit në Kuvend.
Këtë për Express e ka konfirmuar Kushtrim Xhemajli nga AAK.
“Po, kryetari Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja”, tha ai.
Tashmë edhe kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese.
Ndërkaq nga presidenca për Express kanë thënë se Osmani do të nisë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga 15 maji dhe se ftesat për takimet e para janë dërguar për çka edhe po presin konfirmimet.