Haradinaj e pret në Qeveri ambasadorin Heldt


Gazeta Express
18 Shtator 2019 17:02

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, e ka takuar sot amabasadorin gjerman në Kosovë, Christan Heldt.

Haradinaj thotë se ky ishte një takim i rregullt dhe se kanë biseduar veçmas për Parkun Inovativ Trajnues.

Kryeministri në detyrë, ka njoftuar se ambasadorit Heldt i ka përmendur ‘nivelin e lartë demokratik’ në procesin zgjedhor.

“Sot në takimin e rregullt me Ambasadorin gjerman Christian Heldt, theksova rëndësinë e vazhdimësisë së projekteve të të dyja vendeve, veçmas Parkun Inovativ Trajnues, projekte në fushën e ekonomisë dhe rritjen e këmbimeve tregtare. Po ashtu, përmenda faktin që Kosova ka treguar nivel të lartë demokratik me procesin e ri zgjedhor dhe faktin që si vend jemi të përkushtuar për dialog dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, siç jemi të orientuar në rrugën tonë euro-atlantike dhe në partneritet të plotë strategjik me aleatët tanë”, ka shkruar Haradinaj.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart