Haradinaj: Djemtë e futbollit shqiptar dëshmuan se për nderin e atdheut nuk kursejnë asgjë - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

14/11/2019 23:31

Haradinaj: Djemtë e futbollit shqiptar dëshmuan se për nderin e atdheut nuk kursejnë asgjë

Lajme

Gazeta Express

14/11/2019 23:31

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria edhe pse nuk arritën të fitojnë sot në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020, dhuruan emocione të mëdha.

“Dy kombëtaret tona, Kosova dhe Shqipëria, që na bashkojnë të gjithëve pranë vlerave që trashëgojmë, edhe pse nuk arriten fitore, sërish na dhuruan emocione të paharruara dhe spektakël në fushën e blertë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj u shpreh se djemtë e futbollit shqiptar dëshmuan se për nderin e atdheut nuk kursejnë asgjë.

“Djemtë e futbollit shqiptar edhe sonte dëshmuan se për nderin e Atdheut nuk kursejnë asgjë. Sonte, si përherë, Kosova dhe Shqipëria fituan respekt”, ka thënë ai.

Kosova humbi 2-1 në udhëtim përballë Çekisë, ndërsa Shqipëria barazoi në shtëpi 2-2 me Andorrën.