Haradinaj: Asnjë kryeministër në botë nuk bën atë që bëri Kurti me LDK-në - Gazeta Express
string(72) "haradinaj-asnje-kryeminister-ne-bote-nuk-ben-ate-qe-beri-kurti-me-ldk-ne"

Haradinaj: Asnjë kryeministër në botë nuk bën atë që bëri Kurti me LDK-në

Gazeta Express

01/04/2020 18:17

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se mënyra se si është sjellë Albin Kurti me partnerin e tij të koalicionit, LDK-në është jashtë çdo logjike që mund ta bëjë një kryeministër.

Në një intervistë për T7, lideri i AAK-së ka thënë se e tëra që kërkon Kurti është nënshtrim dhe diktat.

Lexo Edhe:

“Edhe gjatë negocimit për koalicion, është parë se zoti Kurti dëshiron vetëm diktat dhe nënshtrim. Me shkarku nivelin me tyë lartë politik, me e shkarku njeriun e parë pas Isa Mustafës edhe me një sms me e njoftu, këtë nuk bën asnjë kryeministër në botë”, ka thënë Haradinaj.

Këtë veprim Haradinaj nuk e ka quajtur fuqi të një kryeministrit.

“Nuk është fuqi kur rrëzohesh vet, por kur e rrëzon tjetër, unë kam shkarku disa ministra por vet nuk jam rrëzuar”, ka thënë Haradinaj në Frontal./Express/