Hapja e ekspozitës “Gruaja e parë fotografe në Mitrovicë”
Arte
Gazeta Express
06/12/2023 15:44
Në Muzeun e Mitrovicës, të premten me fillim nga ora 18:00, hapet ekspozita
“Gruaja e parë fotografe në Mitrovicë”, e cila prezanton punën e familjes Zymi.
Kjo ekspozitë ka për qëllim prezantimin e artit të fotografisë si një
veprimtari e një familjeje fotografësh, pionerë në këtë fushë dokumentuese në
qytetin e Mitrovicë, e ata ishin familja Zymi. Njëherazi, ekspozita tenton t’i
ofroj publikut njohuri mbi portretin dhe veprën e fotografes së parë grua në
Mitrovicë, Myzejene Zymi.