Hapet valixhja për të cilën u bllokua rruga "Bill Clinton", ishte e mbushur me rroba - Gazeta Express
string(81) "hapet-valixhja-per-te-cilen-u-bllokua-rruga-bill-clinton-ishte-e-mbushur-me-rroba"

Hapet valixhja për të cilën u bllokua rruga “Bill Clinton”, ishte e mbushur me rroba

Gazeta Express

21/09/2020 13:09

Policia ka marrë valixhen e cila u cilësua si e dyshimtë, në lagjen “Bill Clinton” në kryeqytet. Brenda valixhes ka pasur rroba dhe gjësende personale

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Lexo Edhe:

Ahmeti ka bërë të ditur se policia ka identifikuar pronarin e valixhes.

“Rreth orës 13:00, ka përfunduar ekzaminimi i vendit të ngjarjes në rrugën Bill Clinton. Në valixhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë pronarin e valixhes. Rruga Bill Clinton është hapur për qarkullim, ndërkohë që hetuesit policor po po merren me rastin”, ka deklaruar Ahmeti.

Ndërkohë një pjesë e rrugës “Bill Clinton” është bllokuar për qarkullim për shkak të valixhes që u gjet në mëngjesin e sotëm.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:30,kemi pranuar një informacion se në rrugën ‘Bill Kllinton’ ndodhet një valixhe e dyshimtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. Një pjesë e rrugës ‘Bill Kllinton’ është ndaluar për qarkullim, do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kur edhe do të njoftoheni edhe për detaje të tjera”, ka thënë Ahmeti.