Hapet seminari për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Shqiptare - Gazeta Express
string(54) "hapet-seminari-per-gjuhe-letersi-dhe-kulture-shqiptare"

Arte

Gazeta Express

19/05/2022 14:57

Hapet seminari për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Shqiptare

Arte

Gazeta Express

19/05/2022 14:57

Është hapur thirrja për seminarin e radhës në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare këtë vit shënon edicionin e katërdhjetë jubilar.

Lexo Edhe:

Njoftim i plotë:

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studiues e studentë që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.

Seminari ka zhvilluar gjithsej tridhjetë e nëntë sesione. Në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij Seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Këtë vit organizohet edicioni i katërdhjetë jubilar i Seminarit.

SEMINARI XL DO T’I ZHVILLOJË PUNIMET NË PRISHTINË NGA 15 – 26 gusht 2022.

Arritja e seminaristëve në Kosovë, më 14 gusht 2022 (e diel). Hapja solemne e Seminarit XL bëhet më 15 gusht 2022, në orën 11:00.

Programi bazë i Seminarit XL:

  1. Kurse intensive të mësimit të shqipes (tri nivele);
  2. Ligjërata të veçanta të gjuhësisë;
  3. Ligjërata për letërsinë shqiptare;
  4. Ligjërata për kulturën shqiptare;
  5. Tryeza;
  6. Referime shkencore;
  7. Program kulturor plotësues për t’i njohur seminaristët me bukuritë natyrore dhe historinë, si dhe me veprimtaritë kulturore në vende të ndryshme të Kosovës.

SESIONET SHKENCORE (25-26 gusht 2022)

Temat bosht të Seminarit për sesionet shkencore (25 – 26 gusht 2022) janë:

  1. Gjuhësi: Shqipja në kontakt
  2. Letërsi: Letërsia shqipe në kontekstin komparatist
  3. Kulturologji: Dezinformimi dhe propaganda në mediet sociale

Mënyra e aplikimit gjendet në faqen zyrtare të fakultetit filologjik.

/Gazeta Express