Është hapur për qarkullim rruga Gjakovë-Dollc, në fshatin Volljakë.
Inxhinierët kanë këshilluar që kalimi të bëhet me kujdes.
Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me shembjen e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për media se për shembjen e dheut janë njoftuar pas mesnatës dhe se rruga vazhdon të jetë e bllokuar.
“Policia e Kosovës është informuar për shembjen e dheut në orën 01:00 pas mesnatës. Policia ka dalë në vendngjarje, pra ku është shembur dheu në Volljakë, ku edhe janë duke u kryer punime. Rruga vazhdon të jetë e pakalueshme edhe në momentin që po flasim. Në vendngjarje është edhe kompania që është duke i kryer punimet dhe po mundohemi që të largojmë dheun”, ka thënë Rugova.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...