Hapet llogari e dedikuar për fondet për menaxhimin e situatës së pandemisë - Gazeta Express
string(74) "hapet-llogari-e-dedikuar-per-fondet-per-menaxhimin-e-situates-se-pandemise"

Hapet llogari e dedikuar për fondet për menaxhimin e situatës së pandemisë

Gazeta Express

03/04/2020 18:11

Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se Thesari i Kosovës, në emër të Republikës së Kosovës, ka hapur një llogari zyrtare bankare të dedikuar për pranimin dhe evidentimin e fondeve që dedikohen në luftën kundër pandemisë COVID-19 (kredive, granteve dhe donacioneve), raporton Express.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, MFT’ja ka bërë me dije se kjo po bëhet me qëllim të rritjes së transparencës si dhe llogaridhënies sa më të lartë ndaj publikut si dhe partnerëve, lidhur me kontributin dhe menaxhimin e këtyre fondeve.

Lexo Edhe:

“Llogaria e hapur është pjesë e sistemit të Llogarisë së Vetme të Thesarit e hapur në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, funksionale nga data 1 Prill 2020, ku mund të kryhen të gjitha transferet brenda dhe jashtë vendit, sipas detajeve të mëposhtme”, thuhet në njoftim./Express