Hapet konkursi ‘Colours of Albanians’, edhe ju mund të promovoni bukuritë shqiptare nëpër botë - Gazeta Express
string(91) "hapet-konkursi-colours-of-albanians-edhe-ju-mund-te-promovoni-bukurite-shqiptare-neper-bote"

Arte

Gazeta Express

02/12/2021 14:46

Hapet konkursi ‘Colours of Albanians’, edhe ju mund të promovoni bukuritë shqiptare nëpër botë

Arte

Gazeta Express

02/12/2021 14:46

Kosova dhe Shqipëria janë bërë bashkë si asnjëherë më parë, në një aktivitet të rëndësishëm kulturor, që synon promovimin e bukurive shqiptare kudo nëpër botë.

‘Colours of Albanians’ ose ‘Ngjyrat e Shqiptarëve”, është një konkurs fotografik, që është hapur me 26 nëntor në Shqipëri dhe do të finalizohet me 17 shkurt në Kosovë. Ky konkurs synon promovimin e ngjyrave të shqiptarëve, bukurive natyrore, traditave, arkitekturës trashëgimisë, dhe çdo gjë tjetër që gëzojnë shqiptarët.

Lexo Edhe:

Konkursi i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës dhe Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, u mundëson pjesëmarrjen të gjithë qytetarëve pa dallim, kujtdo që realizon fotografi që përfaqësojnë bukurit shqiptare. Dhe jo vetëm kaq, një hapësirë e veçantë në këtë konkurs i është rezervuar edhe diasporës shqiptare.

Edhe ata që jetojnë nëpër botë, por bëjnë fotografi, ose kanë bërë fotografi a video nga vende të ndryshme në Kosovë a Shqipëri, kanë të drejtë aplikimi. Pjesëmarrja është fare e thjeshtë. Çdokush, ftohet të fotografojë a xhiroj një moment nga jeta e përditshme, nga udhëtimet, një moment nga jeta personale si banor apo vizitor në Kosovë dhe Shqipëri dhe ta postojë këtë foto/ video në instagram duke përdorur hashtagun #ColoursofAlbanians2022 dhe tag @ColoursofAlbanians.

Kështu ju automatikisht jeni pjesë e konkursit. Çmimet që do të ndahen për aplikuesit janë: Çmimi i parë Çmimi i dytë Çmimi i tretë Video më e mirë Çmimi për Diasporën Koleksioni i fotove dhe videove në mbyllje të konkursit i kalon jurisë të përbërë nga shtatë personalitete të njohura të artit e të fotografisë nga Shqipëria, Kosova dhe Diaspora të cilët zgjedhin 50 fotot e videot më të mira të vitit 2022 dhe shpallin 6 fotot dhe videon fituese në një ceremoni përmbyllëse. Këto foto më pas botohen në një album i cili shpërndahet në të gjithë botën nëpërmjet përfaqësive diplomatike të shërbimit të jashtëm të Shqipërisë dhe Kosovës.