Hapet grup për ta ndihmuar bashkëshortin e presidentes t’i bëjë 396 euro - Gazeta Express
string(71) "hapet-grup-per-ta-ndihmuar-bashkeshortin-e-presidentes-ti-beje-396-euro"

Lajme

Gazeta Express

06/12/2021 18:58

Hapet grup për ta ndihmuar bashkëshortin e presidentes t’i bëjë 396 euro

Lajme

Gazeta Express

06/12/2021 18:58

Pasi Prindon Sadriu, Zotëriu i Parë, kishte marrë 396 euro nga shteti i Kosovës për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e infektimit me Covid-19 kanë filluar talljet në rrjetet sociale të Internetit.

Gjatë kohës sa Sadriu ishte zëvendësshef i misionit në Shkup, por në detyrë edhe si Zotëri i Parë, ai kishte përfituar nga buxheti i shtetit për rimburësimin e pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e virusit COVID-19

Lexo Edhe:

Tashmë është hapur një grup në Facebook në të cilin bëhet thirrje që të ndihmohet Sadriut që t’i bëjë edhe 396 euro të tjerë.

“Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Prindon Sadriu po vuan nga një sëmundje e rëndë covid-19. Për shkak të dëmtimit serioz në mushkëri…”, thuhet në njërin nga shkrimet e postuara në këtë grup.