Hapet fabrika në Serbi, Vuçiq: Faleminderit kancelares Merkel - Gazeta Express
string(59) "hapet-fabrika-ne-serbi-vuciq-faleminderit-kancelares-merkel"

Lajme

Gazeta Express

07/03/2021 15:52

Hapet fabrika në Serbi, Vuçiq: Faleminderit kancelares Merkel

Lajme

Gazeta Express

07/03/2021 15:52

Fabrika Continental Automotive Serbia, e cila do të punësojë më shumë se 500 persona, u hap sot në Novi Sad, në prani të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, me këtë rast, e falënderoi kancelaren gjermane Angela Merkel për gjithçka që ajo bëri për Serbinë, ndërsa theksoi se ajo ndihmoi në sjelljen e investitorëve, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Siç theksoi Vuçiq, Merkel “hapi rrugën për miqësi midis Gjermanisë dhe Serbisë”.

“Unë jam shumë mirënjohës ndaj kancelares për mbështetjen që i dha Serbisë. Ajo bëri vetëm mirë për këtë vend. Ne kurrë nuk do të harrojmë gjithçka që ajo bëri”, tha Vuçiq.

Përveç Vuçiqit, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq gjithashtu mori pjesë në ceremoninë e hapjes.