Siç shihet edhe në këto pamje të para 20 vjetëve, forcat serbe ishin rreshtuar njëri pas tjetrit për të hyrë në oborrin e kësaj shtëpie dhe për të kryer krimin e radhës, duke mos i kursyer as të moshuarit apo fëmijët. Kjo ishte vetëm një, nga shumë ngjarje të përjetuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.
E një pjesë e asaj që kanë kaluar kosovarët gjatë luftës, vjen edhe në ekspozitën “Kujtesa e Kosovës, Jeta nën qiellin e najlon” e autorit Ridvan Slivova e cila u hap të mërkurën, raporton emisioni #gjesi në T7.
Secila prej këtyre fotografi ka një rrëfim dhe histori të caktuar. Janë rrëfim të cilat përmbajnë në vete rezistencë, dhimbje e vuajtje.
Slivova ka qindra fotografi të cilat i ka shkrepur gjatë lufta, por që për këtë ekspozitë i ka zgjedhur vetëm 20 prej tyre dhe të cilat ai i ka ndarë në gjashtë storje.
Krahas 19 fotografive që na vijnë bardh e zi, është e 20-ta që tërheqë më shumë vëmendje. Kjo për faktin se Slivova ka vendos që të jetë ngjarja e vetme që shfaqet me ngjyra dhe kjo ka një arsye.
Në hapje të ekspozitës kishte një numër të madhe të të pranishmëve të cilët e vlerësuan punën e fotografit kosovar.
Ndërsa ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, tha se në këto fotografi e shohim fuqinë e artit të Ridvan Slivovës.
Slivova, vazhdon të punojë si fotograf, e fotoaparati mbetët shoku i tij më i mirë./Express/