string(79) "hapet-dyqani-i-pare-social-ne-prishtine-nevojtaret-furnizohen-me-produkte-falas"

Lajme

Gazeta Express

03/05/2024 14:54

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, nevojtarët furnizohen me produkte falas

Lajme

Gazeta Express

03/05/2024 14:54

Është hapur dyqani i parë social në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Ai theksoi se qytetarët në nevojë do të mund të furnizohen falas me produkte higjienike e ushqimore.

“Hapëm Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet. Qytetarët në nevojë tani e tutje mund të furnizohen në këtë dyqan çdo muaj, falas, me produkte ushqimore e higjienike. Me hapjen e këtij dyqani, bashkë me Shoqata Humanitare Bëmirëse Bereqeti, po shprehim vullnetin tonë të vazhdojmë të mbështesim nevojat themelore të qytetarëve tanë”ka shkruan Rama.