Hapen gjykatat në Shqipëri, VKM e qeverisë: Seancat pa publik - Gazeta Express
string(59) "hapen-gjykatat-ne-shqiperi-vkm-e-qeverise-seancat-pa-publik"

Hapen gjykatat në Shqipëri, VKM e qeverisë: Seancat pa publik

Gazeta Express

27/05/2020 21:27

Qeveria shfuqizoi aktin normativ që ndalonte mbajtjen e seanca gjyqësorë. Gjykimet e munguara që prej 25 marsit, mund të rifillojnë si për çështje penale, ashtu edhe për ato administrative, apo civile.

Veçse qeveria detyron gjykatat që të kenë parasysh kushtet e sigurisë, e në këtë mënyrë, në seanca të mos ketë publik dhe ato të jenë të mbyllura.

Lexo Edhe:

Në to mund të marrin pjesë vetëm palët, të burgosurit dhe të paraburgosurit, avokatët e tyre, prokurorët, gjyqtarët dhe stafi i tyre i domosdoshëm ndihmës.

Sa u takon dëshmitarëve, ekspertëve apo palëve të tjera, do të marrin pjesë për mes lidhjes me video në distancë, sa herë të jetë e mundur dhe me dakordësi.

Në rastet kur seancat gjyqësore zhvillohen në distancë, provat, dokumentet shkresore si dhe çdo akt tjetër procedural i paraqiten gjykatës ose edhe palëve nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik si dhe dërgohen, brenda të njëjtës ditë, nëpërmjet shërbimit postar, me dërgesë të porositur.

Detajet e këtyre procedurave duhet të saktësohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Ndërkohë me një VKM tjetër, qeveria ka lejuar edhe zhvillimin e procedurave përmbarimore dhe të ndërmjetësimit, edhe këto të bllokuara që prej marsit./abcnews