Hani këto ushqime bashkë dhe ndiqni shtypjen e gjakut dhe kolesterinën: Do të mbeteni të befasuar! - Gazeta Express
string(98) "hani-keto-ushqime-bashke-dhe-ndiqni-shtypjen-e-gjakut-dhe-kolesterinen-do-te-mbeteni-te-befasuar-2"

Hani këto ushqime bashkë dhe ndiqni shtypjen e gjakut dhe kolesterinën: Do të mbeteni të befasuar!

Gazeta Express

28/07/2020 14:42

Pas një muaji bëni pasqyrën e gjakut dhe do të mbeteni të befasuar

Limoni dhe hudhra, a i keni ngrënë ndonjëherë të dyja bashkë? Besojnë që jo, mirëpo ekzistojnë arsye të mira përse do të duhej t’i hani!

Lexo Edhe:

Hudhra ka cilësi antibakterale, antikërpurdhore, antiinflamatore dhe antikancerogjene.

Veç kësaj, limoni është i pasur me vitaminën C me cilësi antioksidative, mirëpo në kombinim me limonin, ky antibiotik natyral bëhet edhe më i fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Një dobi është mirëqenia e arterieve. Kur niveli i kolesterolit të keq është shumë i lartë, ai mund të depozitohet në arteriet tona. Kjo sjell uljen e qarkullimit të gjakut dhe rrezikun e atakut kardiak.

Ndërsa ekzistojnë ilaçe që ulin kolesterolin e keq, një nga ushqimet natyrale që përdorim është më i preferuari. Nisur nga kjo, konsumimi më i shpeshtë i hudhrës me limonin ka përfitime të shkëlqyera.

Studimi, i realizuar nga shkencëtarët nga Universiteti i Shkencave Mjekësore në Iran, u krye në 112 persona me nivele të larta të yndyrës në gjak. Këta njerëz ishin të ndarë në 4 grupe.

Grupi i parë merrte si hudhër ashtu edhe limon, grupi i dytë vetëm 20 gramë hudhër në ditë, grupi i tretë merrte vetëm një lugë çaji lëng limoni dhe grupi i katërt nuk merrte asgjë.

Pas 8 javësh vëzhgimi, rezultati befasues erdhi nga grupi që kishte marrë 20 gram hudhër dhe një lugë çaji lëng limoni çdo ditë. Nivelet e tyre totale të kolesterinës dhe fibrinogjenit kishin pësuar ulje të konsiderueshme në krahasim me grupet e tjera.

Brenda studimit, u nënvizua se si niveli i presionit të gjakut të grupit që merrte vetëm 20 gram në ditë hudhër u ul ndjeshëm në krahasim me grupet e tjera.