Hana Halilaj zgjidhet kuratore e Galerisë Kombëtare të Kosovës - Gazeta Express
string(62) "hana-halilaj-zgjidhet-kuratore-e-galerise-kombetare-te-kosoves"

Arte

Gazeta Express

31/01/2023 13:19

Hana Halilaj zgjidhet kuratore e Galerisë Kombëtare të Kosovës

Arte

Gazeta Express

31/01/2023 13:19

Hana Halilaj është zgjedhur kuratore e Galerisë Kombëtare të Kosovës. Gjatë dy viteve te fundit, Halilaj ka hulumtuar dhe riaktivizuar arkivin e Galerisë Kombëtare të Kosovës duke i prezantuar disa nga këto materiale arkivore në ekspozitën “Një Arkiv në Nënçati: Informator mbi Galerinë Kombëtare të Kosovës” (2022).

Me ekspertizë të gjerë mbi historinë dhe rolin e institucionit, si kuratore ajo sjell përvojën e saj në galeri për ta mbështetur më tej programin dinamik të ekspozitave dhe projekteve hulumtuese e edukative të cilat do kontribuojnë në misionin e institucionit.

Lexo Edhe:

Halilaj është kuratore e një numri ekspozitash duke përfshirë: Dhomë për Kujtime të Pabëra (2022) në Galerinë Qafa, Clubbing Insistence: After a Party (2022) në Doza Gallery dhe Toplocentrala, Informator (2022) në Muzeun e Artit Hessel, Alije Vokshi: I Decided to Draw Bigger Hands (2021) në Chert Lüdde dhe Heronjtë Publikë dhe Sekretet (2020) në Muzeun Kombëtar të Kosovës. Më parë ka ushtruar role kuratoriale në Kunsthalle Portikus dhe Storefront for Art and Architecture, si dhe ka qenë e përfshirë në hulumtim në programin C-MAP në Muzeun e Artit Modern (MoMA). Për momentin, ajo është Asistente Kuratore në CuratorLab në Universitetin e Arteve Konstfack, në Stokholm. Halilaj ka përfunduar studimet master në Qendrën për Studime Kuratoriale në Kolegjin Bard.

/Express/