Hamiti: Ne kemi nevojë për burrështetas, e Kurti nuk është - Gazeta Express
string(56) "hamiti-ne-kemi-nevoje-per-burreshtetas-e-kurti-nuk-eshte"

Gazeta Express

19/10/2020 22:09

Hamiti: Ne kemi nevojë për burrështetas, e Kurti nuk është

Gazeta Express

19/10/2020 22:09

Profesori universitar, Muhamet Hamiti, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se lideri i VV’së, Albin Kurti, nuk është një burrështetas dhe që ai e ka rrëzuar vetën me veprimet e tij.

Hamiti ka kritikuar Kurtin për faktin që ai ka marrë anë në zgjedhjet në SHBA.

Lexo Edhe:

“Kurti është politikan, nuk është burrështetas. Rugova ka qenë burrështetas. Albini është politikan prandaj ndërhynë kështu në raportet me Amerikën”, ka thënë Hamiti.

Hamiti po ashtu ka kritikuar edhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për faktin që ai e ka përkrahur Hillary Clintonin në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA. Ai e ka quajtur Ramen njeri me qasje të ish-liderit komunist Enver Hoxha. /Express/