Hamendësimi i zyrtarit të PDK-së: Kurti mund të besoj se SHBA-ja po e fut në kurth - Gazeta Express
string(81) "hamendesimi-i-zyrtarit-te-pdk-se-kurti-mund-te-besoj-se-shba-ja-po-e-fut-ne-kurth"

Hamendësimi i zyrtarit të PDK-së: Kurti mund të besoj se SHBA-ja po e fut në kurth

Lajme

Gazeta Express

08/08/2022 17:55

Zyrtari i PDK-së, Faton Abdullahu, hamendëson se si mund ta kuptojë kryeministri Albin Kurti, qasjen e Shteteve të Bashkuara karshi tij, së fundmi.

Kryeministri Albin Kurti para disa ditësh u takua me sekretarin amerikan, Antony Blinken. Me vete mori edhe një marrëveshje për investim 200 milionësh për Kosovën. Kurti, që akuzohej se ka raportet e këqija me SHBA-në, pranoi kërkesën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, kur ai i kërkoi të pezullonte reciprocitetn.  

Lexo Edhe:

Pas krejt këtyre, Abdullahu i PDK-së thotë se Kurti, të cilin e përshkruan si paranojak, mund të besoj se SHBA-ja ka qasje miqësore ndaj tij për ta futur në një “kurth politik”. E kurthi, sipas zyrtarit të PDK-së, në këtë rast është nxitja për të hyrë në dialog me Serbinë.

Shkrimi i plotë i tij në Facebook:

Paranoja e Kurtit: SHBA-ja po e përgatit një ‘kurth politik’ për Qeverinë e tij!!!

Albin Kurti me paranojën e tij, qasjen miqësore dhe shumë të dobishme të SHBA-së ndaj Kosovës që u pa edhe në rastin e fundit në veri, mund ta kuptoj si përgatitje të një ‘kurthi politik’ për të nga amerikanët.

Ai dyshon se amerikanët po e mbajnë këtë qasje pozitive ndaj Qeverisë së tij, si karrem besimi që ta nxisin atë të hyjë në dialog me Serbinë, ku ai më pas ‘si të tjerët para tij’ duhet të bëj lëshime ‘të dhimbshme’. Kjo ka qenë akuza bazë e opozitarizmit të VV-së dhe Kurtit tash e shumë vite për të gjitha ata pushtetarë të Kosovës që kanë dialoguar me Serbinë.

Sigurisht SHBA-ja nuk përgatit kurrfarë kurthe për Qeverinë e Kosovës, por Kurti me të kaluarën e tij politike të pandershme populiste ia ka kurthuar vetes këmbët. Shqiptarët thonë për tutcanin nuk ka hajmali. A ka ‘hajmali politike’ që mund t’i ndihmoj qeveritarët e sotëm?