Hallakama në futbollin kosovar - temë debati sonte në emisionin “Favorit” në T7 - Gazeta Express
string(75) "hallakama-ne-futbollin-kosovar-teme-debati-sonte-ne-emisionin-favorit-ne-t7"

Hallakama në futbollin kosovar – temë debati sonte në emisionin “Favorit” në T7

Gazeta Express

06/12/2019 18:00

Sonte prej orës 20:45 minuta në T7 do të transmetohet emisioni i radhës sportiv, “Favorit”.

Temë debati në emisionin e sontëm do të jetë situata dramatike e ditëve të fundit në të cilën ka rënë Federata e Futbollit e Kosovës, rreth së cilës po bëhet luftë e madhe e individëve dhe grupeve të ndryshme për ta marrë postin e presidentit, të cilin aktualisht e mban Agim Ademin, kundër të cilit ka dalë zëvendëssekretari i shkarkuar, Arianit Ahmeti.

Lexo Edhe:

Si u bë që Ahmeti nga brenda FFK-së t’ia mësyjë postit të kryetarit?

Kush qëndron prapa krejt këtij skenari dhe cila është shkalla e ndërhyrjes politike në krejt këtë situatë të krijuar?

Çka po bëjnë UEFA e FIFA në këtë situatë dhe a rrezikon Kosova të pezullohet nga ato?

Cilat janë të këqijat e kryesisë aktuale të FFK-së dhe cilat janë të këqijat e grupit opozitar të saj?

Si u bë që Ministria e Sportit dhe Komiteti Olimpik i Kosovës fillimisht të dalin kundër Agim Ademit e pastaj ta ndryshojnë qasjen?

Sa është i ndikuar Komiteti Olimpik i Kosovës nga politika dhe cila është arsyeja që FFK nuk dëshiron më që ta bëjë hesap?

A do të ketë Kuvend zgjedhor për kryetar në vitin 2020? A duhet të mbahet një Kuvend i tillë zgjedhor dhe si mund të realizohet ai?

Pse Agim Ademi po insiston që ta çojë mandatin deri në vitin 2022 dhe refuzon të mbajë zgjedhje në vitin që po vjen siç po kërkon opozita e tij?

Për këto dhe shumë qështje tjera do të diskutohet sonte në “Favorit” me sekretarin e përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihu dhe me gazetarin kritik, Agim Kasapolli.

Nuk do të mungojnë as kronikat nga Ipko Superliga dhe Kupa e Kosovës e po ashtu nga Serie A e Italisë, La Liga e Spanjës dhe Premierliga angleze.

Emisioni “Favorit” do të transmetohet live edhe në Gjirafa, e po ashtu në faqet zyrtare në Facebook: “T7”, “Gazeta Express” dhe “Gazeta Express Sport”. Po ashtu në kanalin zyrtar të T7 në Youtube.